Gjeneratorë të energjisë elektrike
Si distributore e Fischer Panda dhe Mastervolt, firma Rhea MP njihet gjërësisht si furnizese e komponenteve dhe sistemeve për gjenerimin dhe menaxhimin e energjisë elektrike në bord. Ofrojmë zgjidhje për industrinë automobilistike dhe marinën, si dhe për aplikime industriale, solare dhe speciale.
Për të parë katalogun përkatës, Ju lutemi, zgjidhni grupin e produkteve.
Partnerët tanë në gjenerimin e energjisë elektrike
Fisher Panda është bazuar në Paderborn të Gjermanisë dhe është produese e respektuar, me fame botërore e gjeneratorëve dizel, e sistemeve hibride dhe mobile për aplikime detare dhe automobilistike.
Mastervolt është sinonim i zgjidhjeve të sigurta në fushën e furnizimit autonom të energjisë elektrike. Si specialiste në menaxhimin, transformimin dhe depozitimin e energjisë elektrike, firma propozon një spektër të gjërë produktesh me kapacitet prej 300 deri më 40 000 W.