Hidralikë

Rhea MP projekton dhe furnizon sisteme hidraulike dhe ofron shërbime mbikëqyrëse dhe konsulente në këtë fushë. Përveç kësaj ne distributojmë komponente dhe pjesa ndërrimi. Ne jemi partnerë të Eaton- it dhe Roth and Hauhinco-së dhe në listën e produkteve që e ofrojmë janë përfshirë:

Për të parë katalogun përkatës, Ju lutemi, zgjidhni grupin e produkteve.

Partnerët tanë në Hidraulikën

Eaton është ndër prodhuesit kryesorë botërorë të komponenteve dhe sistemeve hidraulike për makina industriale dhe mobile si dhe për aviacionin. Biznesi i Eaton-it në fushën e hidaulikës përfshin markat prestigjioze tregtare Aeroquip, Char-Lynn, Eaton, Hydrokraft, Hydrowa, Internormen, Vickers, Walterscheid.

Hauhinco është prodhuesi më i madh i komponenteve dhe sistemeve hidraulike për hidaulikën ujore. Të njejtat përdoren kryesisht në metalurgjinë, nxjerrjen e mineraleve dhe në përpunimin e drurit. Fluidi hidraulik në hidraulikën ujore është ujë i pastër ose emulsion vaj-ujë. Karakteristikat e ujit dhe të emulsionit imponojnë kërkesa shumë të larta për materialet dhe punimin e komponenteve hidraulike.

Roth është emri i ri i firmës në zë Bolenz&Schäfer – prodhuesja gjermane, e cula zbulon akumulatorin hidraulik me piston në vitin 1952. Sot firma vazhdon të mbrojë pozitën e vet prijëse  në inxhinieri, furnizimin dhe montimin e pajisjeve për energjetikën, metalurgjinë dhe shumë fusha të tjera të industrisë.